Dienstag, 2. April 2013

Skenat e nxehta të Elenës në Big Brother, e motra: Po e tepron, ka të dashur jashtë

Ngjarja më e nxehtë e këtyre ditëve në BB, është afrimi dhe mbase lidhja e re që po krijohet mes Elenës dhe Viganit. Ditët e fundit, ata jo vetëm që janë afruar me njëri-tjetrin, por po sillen si një çift i mirëfilltë. Netëve flenë bashkë duke u përkëdhelur, por sapo fillon situata të “nxehet”, produksioni largon kamerat nga krevati i tyre, duke na lënë të hamendësojmë se mes tyre netëve mund të ketë shumë më tepër sesa puthje dhe
përkëdhelje. Elena dhe Vigani janë të dy modelë dhe më të rinjtë e “Big Brother 6”, dhe ndoshta ky fakt i bëri të afrohen më shumë ndaj njëri-tjetrit për të qenë dhe aleatë në lojë. Fillimisht sjelljet dhe afrimiteti mes tyre u komentua si një pikëpyetje nëse ata janë çifti numër 2 në shtëpinë e “Big Brother 6”, pas çiftit Anaid dhe Joana, apo nëse ata thjesht po luajnë. Ndërkohë që përkëdheljeve të fundit u është shtuar më shumë afrimitet se kaq, duke u puthur dhe fjetur bashkë.
I dashuri jashtë shtëpisë
Por çfarë ndodh me jetën sentimantele të Elenës jashtë shtëpisë tashmë?! Elena hyri në këtë lojë duke e deklaruar vetë se kishte një lidhje më shumë se njëvjeçare me fotografin Endrit Mërtiri. Dhe po ashtu, gjatë afrimit të Viganit ajo u ka shprehur banorëve të tjerë dilemat në këtë afrimitet, se mos ndoshta po gabonte kështu. Në lidhje me afrimitetin e krijuar dhe shprehjen hapur të Viganit se është i marrosur pas saj, kemi tentuar të marrim një prononcim nga Endriti, por ai ka vendosur të heshtë në lidhje me këtë çështje.
Reagimi i familjarëve të Elenës
Ndërkohë që ka pranuar të flasë dhe të japë gjykimin e saj motra më e madhe e Elenës, Alda Lika, e cila ka shprehur edhe qëndrimin e prindërve, të cilët nuk janë dakord me këtë afrimitet të Elenës me Viganin, modelin nga Kosova”. Nuk mendoj se ka ndjenjë mes Elenës dhe Viganit, pasi Elena ka një të dashur jashtë që e vlerëson. Mendoj që ajo ka gjetur një lodër si Vigani dhe po përpiqet të kalojë kohën aty brenda”, ka pohuar Alda. Më tej, ajo ka sqaruar se sipas mendimit të saj, edhe për Viganin është e njëjta gjë, dhe çfarëdo që të ndodhë mes tyre, gjithçka që ka nisur aty do të mbetet brenda shtëpisë, sepse e njoh mirë motrën time edhe në këtë rast jam e sigurt se nuk bëhet fjalë aspak për ndjenjë. “Mendoj”, tha ajo “që ata të dy janë moshatarë, kuptohen dhe për këtë po bëjnë një lojë dhe e dinë mirë këtë”. Ndërkaq pyetjes se si po ndihet ajo dhe familja në lidhje me afrimitetin e krijuar në ekran, ajo përgjigjet: “Sigurisht që jemi mërzitur për faktin se Elena e ka kaluar cakun në disa raste, si tani me Viganin ashtu me Marselinin, po prapë i qëndroj thjesht strikt këndvështrimit tim që ajo po luan me Viganin”.
Reagimi në rrjetet soaciale
Nga ana tjetër, në rrjetjet sociale kjo lidhje brenda “BB”-së është komentuar si diçka që pritej, pas hyrjes në lojë të dy djemve simpatikë nga Kosova. U tha se ata janë personat që do të trazojnë ujërat në shtëpi, ndërkohë që është komentuar fakti që Elena ishte shtrirë bashkë me Viganin dhe të dy qëndromin të përqafuar. Vigani e puthte herë pas here në faqe e gushë, dhe po ashtu ra në sy veprimi i vendosjes së dorës mbi barkun e vajzës. Një lëkundje e Elenës në lidhje me vendimin e saj për të mos e tradhtuar të dashurin jashtë shtëpisë u vërejt në momentin kur Joana i pa të dy bashkë dhe nisi t’i ngacmojë. Jonilda tha që “Elenës i pëlqejnë ledhatimet”, ndërsa Joana i drejtohet Elenës me fjalët: “Çfarë nënkupton ajo dora e Viganit aty në bark?” dhe më pas i thotë “mos e komento se ti e di se për çfarë e kam fjalën, a je dakord me mua tani?” Pas kësaj, Elena qeshi dhe la të kuptohej se ajo kishte folur me Joanën për raportin e saj me Viganin. Më pas, Joana i shpjegoi Jonildës se dora e një mashkulli mbi barkun e një femre do të thoshte shumë respekt dhe dashuri, dhe në këtë rast diçka kishte lindur mes tyre. Nga ana tjetër, edhe Olta e ngacmoi Elenën e Viganin duke i quajtur “dy zogj të dashuruar” dhe banorët e tjerë qeshën me shprehjen e saj duke ngacmuar Elenën dhe Viganin për afrimitetin e tyre. Në këtë mënyrë, banorët supozuan se do të lindë diçka më shumë mes tyre. Por sipas motrës së saj, Alda, Elena pëlqen një lloj mashkulli shumë të kompletuar, që nuk e sheh në këtë shtëpi”. Nga ana tjetër, duket se Vigani është i qartë në atë që kërkon për shkak dhe të eksperiencave që ka pasur deri tani, sipas vëllait të tij këngëtar, Valon Shehu. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai pohoi që “ne familjarisht duam që ai ta shijojë në maksimum këtë lojë, edhe po krijoi ndonjë romancë s’ka asgjë të keqe”.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen