
Dafina Zeqiri, këngëtarja seksi nga Kosova e cila sapo ka prezantuar këngën e saj të re “Bloodah”, duket se ndodhet në një moment të mirë shpirtëror. Pasi i dha fund lidhjes me Ledri Vulën, një lidhje që i dha nota artistike me një duet e klip, tashmë zbulojmë lidhjen e saj të re me Dj. Blunt, një nga artistët më të pëlqyer në Kosovë. Reperi i njohur para një muaji i dha po ashtu fund lidhjes katërvjeçare me stilisten e Stupcave, ndarje
Ndërkaq, si Dafina ashtu dhe Dj. Blunt janë në momente të forta në muzikë. Dafina vjen në formë me klipin “Bloodah”, pasi kishte prezantuar këngën “Veç ti”, ndërsa Dj. Blunt pritet të shfaqet në një klip të veçantë në bashkëpunim me Jonida Maliqin. Dafina Zeqiri pas ndarjes nga Ledri Vula, një ndarje që erdhi pas disa zënkave në lidhje, ishte shprehur se po i jepte kohë vetes për një reflektim, dhe ndërkohë për t’iu dedikuar më shumë muzikës. Nga ana tjetër, Dj. Blunt, një nga djemtë më pak të përfolur për jetën private, pohoi për gazetën “Panorama” se i kishte dhënë fund historisë së tij të gjatë me stilisten kosovare, pas disa përpjekjeve për ta shpëtuar lidhjen. Ai po ashtu pohoi se tashmë që kishte statusin “single”, gjithçka për të ardhmen e tij për sa i përket jetës private, ia besonte Zotit. Ndërkohë që i ishte dedikuar totalisht muzikës, me të cilën ka pasur shumë sukses në Shqipëri sidomos këto dy vite, duke u kthyer në dj-të më të preferuar të klubeve të natës. Me sa duket, rastësia i ka afruar Dafinën dhe Dj. Blunt për të përjetuar një histori të bukur dashurie, që le të shohim se si do të shkojë. PanoramaPlus
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen