Samstag, 6. April 2013

Shpat Kasapi: Se shpejti do te vij “Si Kazanova”


Megjithese eshte nje nga kengetaret me te perfolur te momentit, pas ndarjes me te dashuren e tij disa vjecare Aferdita Dreshaj, sapo hapet kjo teme nuk deshiron qe te flase me, duke thene se arsyet e ndarjes, i dine vetem ata te dy. Kengetari Shpat Kasapi, vjen ne nje interviste per suplementin, duke na treguar disa nga projektet e tij me te reja, si dhe kengen e tij qe pritet ta nxjerre ne muajin maj, me titull “Si Kazanova
Si eshte pritur kenga juaj me e re “Adelina”, e cila ka pak jave qe eshte ne tregun muzikor?

Kenga “Adelina” eshte pritur shume mire dhe kete e kam pare jo vetem nga pershtypjet e fansave te mi dhe nga komentet qe kane bere, por edhe nga numri i klikimeve qe ka marre ne “Youtube”, nderkaq jam duke bere edhe nje kenge te re.
Po videoklipi i kenges, ishte ideja juaj?
Ishte ideja e skenaristes Julit, qe une e kam edhe mikeshe shume te mire dhe e kompanise “Provideo”, me te cilen une kam realizuar kete klip. Edhe une kisha nja dy ide te miat dhe mendoj se u kombinuam shume bukur. Edhe videoklipi i kenges se re, eshte ideuar shume bukur dhe ekskluzivisht per gazeten tuaj, po them edhe titullin. Do te titullohet “Si Kazanova” dhe do te jete nje kenge shume e bukur verore.
Ne cilen rryme do te jete kenga e re?
Do te jete e rrymes dance dhe do te kete nje tekst interesant dhe mendoj se do te dale diku nga muaji maj, qe te jete edhe per sezonin veror.
Shpesh titujt e kengeve qe ju kendoni, ngaterrohen me jeten tuaj private. Ju tashme jeni single dhe do te kendoni kengen “Si Kazanova”, mos do te jene nje paralajmerim per statusin tuaj te ri?
Jo, nuk do te thosha kete. Pasi titulli i cdo kenge eshte thjesht i tille. Ky per te cilin po flasim, eshte titulli i kenges me te re, e cila flet per nje femer qe une e kam bere per vete dhe une ndjehem si Kazanova qe arrita ta bej per vete. “Per vete te bona zemren ty ta mora”, keto jane fjalet e refrenit. Nuk ka lidhje fare me jeten time dhe me mua, sepse nuk kam qene dhe nuk do te jem kurre tip aventurieri.
Tekstet e kengeve i beni vete apo ia besoni te tjereve?
Kam bere edhe tekste vete, sikurse ka raste edhe kur m’i bejne te tjeret.
Nderkaq, ju keni qene i angazhuar neper koncerte te ndryshme apo jo?
Po, kam qene se fundmi ne Perugia te Italise, per te festuar pashket dhe shume shpejt do te shkoj me koncerte ne Australi. Ne muajin maj do te mund qe t’i akordoj edhe klipin edhe koncertet atje, jam shume i lumtur qe do te shkoj ne Australi sepse eshte hera e pare qe do te performoj para publikut dhe komunitetit shqiptar atje. Ka shume vite qe me kane bere ftesa, por per shkak te angazhimeve te mia te shumta, nuk kam pasur rastin qe te shkoj me heret. Besoj se edhe ata, mezi po presin.
Ne koncertet qe mbajtet ne Itali, ishit edhe me kengetaren e njohur Samanta Karavello. Menjehere pas daljes se fotove u perfolet per nje lidhje me kete kengetare, c’mund te na thoni ju per kete?
Eshte perfolur me pare edhe per disa foto qe kam dale me Tunen tani po flasin per Samanten. Keto jane dy kolege te miat shume te mira, qe pervecse kolege, i kam edhe shume shoqe te mira. Vet profesioni yne eshte i tille qe ne jemi shpesh ne udhetim dhe ne koncerte se bashku, keshtu qe do te shoqerohemi me njeri-tjetrin kur nuk jemi duke kenduar. Keto dalje tonat nuk duhet ne asnje menyre qe te perfliten, sepse ne jemi thjesht shoke e shoqe. Po te ishte dicka me tjeter une do te thosha te verteten, sepse nuk kam pse e fsheh, pasi nuk ka asgje te cuditshme nese lind dicka mes nesh, por ne jemi thjesht shoke. Sidomos me Tunen kemi qene shoke qe ne shkolle bashke dhe nuk mund qe ta mendoj nje lidhje me te, sepse eshte folur shume per kete. Apo edhe tani me Samanten, eshte folur, por megjithese eshte nje vajze shume e mire, nuk ka asgje mes nesh, vetem shoqeri.
A eshte e vertete se tanime qe ju nuk jeni me ne lidhje, eshte rritur numri i fanseve tuaja?
Nuk do te thoja se eshte shtuar, sepse fanset e mia e dine se une nje dite do te jem ne nje lidhje tjeter dhe do te kem jeten time, ndoshta sepse eshte perfolur shume ndarja ime, ato tani jane aktivizuar me shume. Nuk mund te them se jane shtuar, sepse atyre ne radhe te pare ju ka pelqyer muzika qe une bej.
Por kemi vene re qe jane rritur spektatoret femra ne koncertet tuaja…
Ndoshta, pasi kete gje ju gazetaret e shihni me ndryshe. Sepse une jam po i njejti Shpat, qe kam qene dhe nuk e kam vene re nje gje te tille. Mendoj se fansat e mi nuk duhet t’i ngaterrojne keto gjera, pasi edhe une kam nje jete timen. Sigurisht qe me pelqen dhe fakti qe vec muzikes sime ato me pelqejne edhe mua, por kjo mendoj se duhet te ndikoje kur je beqar apo je i martuar apo i lidhur me dike. Fansat mbeten fansa.
Ju tashme jeni perseri ne tregun e beqareve, cfare duhet te kete nje femer qe te terheqe vemendjen tuaj?
Ajo qe me terheq vemendjen eshte origjinaliteti, por qe te jete femra ime ideale, duhet ne radhe te pare te jete njerezore dhe sigurisht edhe besnike dhe origjinale sic thashe edhe me lart.
Ju sapo keni dale nga nje lidhje e gjate dhe arsyet pse jeni ndare i dini vetem ju te dy, por do te ndikoje kjo ne nje lidhje tuajen te re? Pra, mendon se ne nje fare menyre do ta paragjykoni paksa gjinine femerore, pas kesaj disfate te themi?
Ndoshta po, ndoshta jo. Por mendoj se kur e dashuron dike me gjithe zemer, nuk ka vend per paragjykime. Kur e pelqen nje femer, nuk kane me vend paragjykimet, sepse ke bere nje zgjedhje dhe nuk ka me vend per ta paragjykosh, sepse po kerkon qe ta njohesh me mire. Dhe vete si natyre jam kunder paragjykimeve, sepse kur nuk e njoh nje njeri, nuk kam te drejte te paragjykoj.
Ju jeni nder kengetaret qe kujdesen per imazhin e tyre, i besoni vetes, apo specialisteve te fushes?
Kur jam ne Shkup, kujdeset Armend Ramadani, eshte nje stilist qe kujdeset per imazhin tim, si neper klipe, ashtu edhe ne daljet televizive apo koncertet e ndryshme. Ndersa kur jam ketu ne Shqiperi, kujdeset nje djale ketu qe quhet Turi. Ndersa kur dal ne jeten e nates, kujdesem vete.
E frekuentoni paksa me shume tashme qe jeni single, jeten e nates?
Jo, eshte e njejta frekuence sikur edhe me pare, nuk ka ndryshuar pasi varet edhe nga obligimet e mia artistike. Nuk do te thosha se eshte me e shpeshte, sepse e thashe edhe me lart qe une nuk dua qe te dal jashte natyres sime.
Si eshte nje dite e zakonshme e juaja?
E kam bioritmin tim, paksa te crregulluar, sepse jam shpesh ne fluturim dhe marredheniet me gjumin, nuk i kam shume te mira. Po nje dite e imja eshte shume normale. Kur kam shume angazhime, fle pak me shume se me duhet qe te jem i clodhur, ndersa kur nuk kam aktivitete fle pak me vone dhe e kaloj nje pjese te mire te kohes me shoket e mi, duke pare futboll, pasi keto kohe ka pasur edhe ndeshje derby shume te bukura. Kohet e fundit kam ndare me shoqerine edhe kete temen time, qe nuk kishte si ta anashkaloja, sepse flitej gjithandej per ndarjen time.
E keni ndare kete zhgenjim tuajin ne dashuri edhe me miqte tuaj, kane qene ata mbeshtetesit tuaj me te mire, gjate kesaj periudhe te veshtire per ty?
Sigurisht qe ata nuk e kane pritur mire, sepse askush nuk do qe te me shikoje keq, aq me teper pas nje lidhje te gjate, sepse kur e ke nje njeri te afert, shok, do te te shohe mire, nuk e di cfare kane menduar te tjeret, sepse ka mendime te ndryshme, po shoket kane qene perkrahesit e mi dhe me kane mbeshtetur.
Me thate se ju pelqen qe te shihni futboll, po ju vete, jeni marre me sport?
Po, une kam qene basketbollist qe i vogel.
Po perse zgjodhet muziken dhe nuk u bete basketbollist profesionist?
Te them te verteten kam pasur edhe oferta persa i takon ketij sporti, pra te behesha basketbollist, por meqenese kisha filluar te merresha edhe me muziken ne ate kohe, zgjodha te merrem vetem me muziken.
Cilat do te jene projektet tuaja, a do ju shohim ne skenat e festivalit?
Projekte te vecanta vec atyre qe thashe me lart, nuk kam. Do te jem i angazhuar neper koncerte te ndryshme, por sa i perket skenave te festivaleve, kete do ta le surprize per fansat e mi.  Yllka Selita Koha Jone
”.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen