Donnerstag, 16. Mai 2013

Madonna zgjedh Rita Oren, kontrate gjysem milioneshe...

Rita Ora, e zgjedhura e Madonnes

Buzeqeshja e Rita Ores vetem sa “zgjerohet” me shume. Kengetarja kosovare, e cila se fundi gjeti dashurine ne DJ-n Calvin Harris, eshte zgjedhur nga Madonna per te qene fytyre e linjes se saj te veshjeve, “Material Girl”.


Rita ka nenshkruar nje marreveshje plot gjysme milione funte dhe tashme ka xhiruar kampanjen per marken, te cilen mbreteresha e muzikes e lanson me vajzen e saj Lourdes.

“Lourdes ka qene fanse e Rites per nje kohe dhe ajo ka qene ne shume koncerte te saj. Ajo e ka bindur nenen e saj ta takoje ate. Ata u takuan ne Met Ball ne New York javen e kaluar dhe Madonna admiroi qendrimin e Rites andaj ia percolli idene”.


“Rita e shfrytezoi shansin pasi ajo eshte nje fanse aq e madhe e Mbretereshes se Popit. Ajo po ashtu shpreson se kjo do t’i ndihmoje asaj te shpertheje ne SHBA ne te njejten menyre sic ajo ka bere bum ne Britanine e Madhe”, ka thene burimi per The Sun.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen